Ka ndodhur

Ulet numri i viktimave, 493 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, raporton se në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 persona në spitalet Covid në vend.

Katër qytetarë janë nga Tirana,  1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Librazhdi, të gjithë të moshave 64-85 vjeç.

Sa i takon rasteve të të infektuarve, ato kanë qenë 493 të tilla, nga 2 mijë e 993 testime të kryera gjithsej.

Në krahasim me 24 orët e fundit, vihet re një ulje e numrit të viktimave (dje ishin 12), ndërsa sa i takon infektimeve, sot ka pasur një rritje (dje ishin 425 raste të reja).

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  141 raste në Tiranë, 37 raste në Shkodër, 29 raste në Elbasan, 28 raste në Fier, 20 raste në Berat, 19 raste në  Vlorë, 16 raste në Gjirokastër, 15 raste Sarandë, 14 raste në Kavajë,  Pogradec, Gramsh, 12 raste në Lushnje, Kuçovë,  11 raste në Durrës,  9 raste në Kukës, Pukë, Peqin, 8 raste në Korçë dhe Devoll, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Patos, 4 raste në Librazhd, 3 raste në Mirditë, Kamëz, Mat, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, 2 raste në Lezhë, Mallakastër, Divjakë,  Prrenjas, Memaliaj, 1 rast në Has, Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Vau Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Vorë, Poliçan, Libohovë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale, po trajtohen 327 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 89,456 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Mars 2021)

Raste të reja ditore        493

Të shëruar në 24 orë     557

Të shtruar në spitale      327

Humbje jete në 24 orë   6

Testime ditore                2993

Testime totale            551,307

Raste pozitive             124,134

Raste të shëruara        89,456

Raste Aktive                 32,468

Humbje jete                  2210

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   22205

Fier      2641

Durrës    1365

Vlorë     1231

Shkodër   1236

Gjirokastër  1284

Korçë     797

Lezhë     497

Elbasan  405

Kukës     369

Dibër    327

Berat     111


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë