Ngjarje

Ulet në Rinas avioni nga Bjellorusia që e bllokuan vendet e BE

Është ulur në aeroportin “Nën Tereza” avioni i ardhur nga Bjellorusia edhe pse vendet e Bashkimit Evropian i kanë bërë “bllok” në grup për fluturimet e këtij shteti, në formë sanksionesh kundër regjimit të diktatorit Aleksandër Lukashenko.Sipas burimeve Shqipëriq ka premtuar të mbajë te njëjtën qendrim si BE duke i ndaluar hapësirën ajrore linjave bjelloruse.

Mbërritja e avionit nga Bjellorusia ka qenë në orën 15:35 të pasdites së sotme. Ndërkohë edhe Hungaria ka lejuar një ulje të avionit nga Bjellorusia duke dalë shteti i vetëm në BE që nuk ka ecur në të njëjtën vijë me uninon për të bojkotuar fluturimet e Bjellorusisë. Sanksionet nga BE për Bjellorusinë erdhën pas diskutimeve në Bruksel duke vendosur që t’u ndalojnë linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore si dhe aeroportet e BE-së. Kujtojmë se sanksionet erdhën pas alarmit për bombë dhe uljes së detyruar të avionit Ryanair-it  në Bjelloruis që çoi në arrestim e një gazetari opozitar të regjimit aktual bjellorus. BE kërkoi lirimin e menjëhershëm të gazetarit Raman Pratasevich, një kundërshtar kryesor i Presidentit autoritar të Bjellorusisë Alexander Lukashenko.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë