Njerez

Ulet ndjeshëm numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Europë

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqiptarët që kërkojnë azil në Europë kanë prekur shifrat më të ulëta që nga viti 2021. Eurostat raporton se deri në fund të qershorit 2023, vetëm 475 shqiptarë kanë kërkuar azil në një vend të BE-së.

Për gjithë 6 mujorin, aplikimet për azil arritën në 3.535, shifër që më herët raportohej në vetëm një muaj.

LEXO EDHE:
The Sun: Shqiptarët e morën mesazhin, bie numri i kalimeve me varka të vogla pas skemës së dëbimit

Franca dhe Gjermania vazhdojnë të jenë destinacionet më të kërkuara për shqiptarët, me përkatësisht 38% dhe 24% të totalit të aplikimeve.

Edhe për mbretërinë e Bashkuar, shifrat e shqiptarëve që aplikojnë për azil janë reduktuar ndjeshëm. Të dhënat atje nuk janë rifreskuar që në mars të këtij viti, por raportohet për një rënie të fortë.

Afganët dhe sirianët vazhdojnë të kryesojnë aplikimet për azil në vendet e BE-së. Kërkesat nga ukrainasëve që tentojnë t’i ikin luftës, janë në rënie, raporton Eurostat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë