Lojëra me Dore

Ulërima e diabetikut Sasha Zverev! Në gjysmëfinale të Roland Garros e pret Rud

Gazeta Si – Gjermani ishte ndalur në 2022-shin për një dëmtim në kavilje. Tani e sheh veten në gjysmëfinale të Roland Garros, pasi kaloi në 4 sete argjentinasin Tomas Etçeverri. Kundërshtari i radhës është Rud, që eliminoi 3-1 Rune.

Tani mund ta fshijë të kaluarën dhe të shkruajë rekorde të reja. Sasha Zverev, që një vit më parë vinte në rrezik karrierën me atë dëmtim të rëndë në kavilje, mundi 3-1 (6-4, 3-6, 6-3 dhe 6-4) surprizën Etçeverri, duke shkuar në gjysmëfinale.

Në 2022-shin po ndeshej thuajse si i barabartë me Rafael Nadal, kurse këtë herë në anën tjetër të rrjetës do të gjejë norvegjezin Kasper Rud, i cili mundi 6-1, 6-2, 3-6 dhe 6-3 një Holger Rune të formën më të dobët. Danezi me shumë mundësi vuajti pasojat e lodhjes nga ndeshja e fituar në 5 sete nga Çerundolo.

Zverez, ka ulëritur pas fitores, i çliruar plotësisht. Rasti i tij është pak i veçantë, sepse tenisti gjerman është diabetik, ndërkohë që nuk lejohet të marrë insulinë nga organizatorët e turneut në Paris. Ishte si ulërima e luanit, siç e thërrasin fansat e tij.

"Të luaj ditën për mua është më mirë, - tha Zverez pas ndeshjes. – Topi është më i shpejtë dhe kërcën më shumë. Adhuroj të luaj në tokë dhe jam shumë i lumtur që jam sërish në gjysmëfinale".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë