E marta nis me mbizotërimin e vranësirave të shumta, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke bërë që te kemi momente të pakta me reshje shiu si fillim në zonat veriperëndimore dhe më pas parashikohet që të përfshijnë të gjithë territorin. Pritet që herë pas herë në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në zonat qendrore të kemi edhe rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht më të dukshme në pjesën e dytë të ditës. Sa i përket zonave jugore, pritet që reshjet të jenë në sasi më të pakta.
Sa i përket orëve të mesditës, do të kemi rënie të temperaturave me të paktën 2 gradë, duke bërë që maksimumet në rang territori të regjistrohen në 19 gradë në vijën bregdetare. Sa i përket qyteteve të zonës së ulët, temperaturat do të jenë nga 17-18 gradë. Parametri i erës shfaqet herë pas here problematik duke bërë që të ketë shpejtësi edhe mbi 65/orë me dallgëzim të lartë në det.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



