Moti

Ulen temperaturat, të martën rikthehen reshjet

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, duke sjellë intervale të gjata më kthjellime përjashtuar ekstremin verilindor- juglindor ku priten vranësira të dendura.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët deri në 18°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Ditën e martë dhe të mërkurë, territori shqiptar do të jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm. Do të kemi intervale të shpeshta me reshje shiu në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqje të reshjeve të dëborës. Duke filluar nga dita e enjte dhe dita e premte, kemi përmirësim të dukshëm të motit. Dita e martë dhe dita e mërkurë do të sjellin gjithashtu edhe rënie të temperaturave të ajrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë