Moti

Ulen temperaturat, rikthehen reshjet e dëborës në Bulqizë dhe disa zona të vendit

Gazeta Si - Territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat skajin verior dhe Jugor të vendit.

Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim të sjellin largim gradual të vranësirave nga i gjithë territori i vendit duke rikthyer intervalet me kthjellime, por temperaturat do të mbeten të ulëta. Ndërkohë do të rikthehen sërish ngricat në akset rrugore në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

Ulja e temperaturave në Bulqizë ka rikthyer reshjet e dëborës në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit.

Reshjet e dëborës janë të pranishme edhe në disa fshatra të thella të Njesisë administrative Zerqan, Ostren dhe Martanësh.

Prezencë të reshjeve ka edhe tek minierat e Zonës D, Ternovë dhe Martanesh. Aktualisht nuk ka vështirësi në rrugët qe të çojnë për tek mimiera, e megjithatë policia bën thirrje drejtueseve të automjeteve që transportojnë minatorët të kenë kujdes pasi terreni ku kalojnë rrugët është i vështirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë