MeteoAlb raporton se vranësirat e shpeshta do të mbeten të pranishme në vendin tonë gjatë paradites së të premtes, duke sjellë reshje të pakta shiu në zonat Veriore dhe Qendrore.
Por në Jug të Shqipërisë, parashikohet që reshjet e shiut do të jenë më të dendura deri në mesditë. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, pritet të ketë një përmirësim gradual të motit, si fillim në zonat perëndimore dhe në vijim kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë pjesën më të madhe të territorit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, Por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.
Era do të fryjë e fortë në mëngjes me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 3-4 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




