Moti

Ulen temperaturat, priten reshje bore në të gjithë vendin, edhe Tiranë

Në pjesën më të madhe të vendit sot kanë ndaluar reshjet e shiut dhe temperaturat janë ulur. Në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës priten reshje mesatare, ndërsa më intensivet priten në qarkun e Vlorës.
Ndërsa të shtunën reshjet e dëborës pritet të përfshijnë pothuajse të gjithë vendin deri në zonat e ulëta. Reshjet e dëborës priten deri në zonat e ulëta të pasuara nga ngricat dhe mund të krijojnë probleme në transportin rrugor. Dëborë pritet edhe në Tiranë.
Sipas parashikimeve meteorologjike pritet të jetë akoma i lartë rreziku i përmbytjeve në basenet e lumenjve, Drin dhe Buna.

Prurjet dhe rreziku i përmbytjeve, parashikohen të ulen ndjeshëm nesër dhe përgjatë ditëve në vazhdim. Edhe reshjet e reja që priten në formën e dëborës, nuk do të ndikojnë në përkeqësimin e situatës. Në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin, pritet ulje e prurjeve dhe nuk pritet rrezik nga përmbytjet.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 3 deri në 10 gradë celsius.
Në vendet e ulëta: 2 deri në 7 gradë celsius.
Në vendet malore: -8 deri në 0 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë