Moti

Ulen temperaturat, pasdite priten reshje

Vendi ynë do të paraqitet nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorin ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar reshje shiu pasdite, të cilat në zonat Veriore-Verilindore do të jenë në formë rrebeshi.

Parashikohet që deri vonë në mbrëmje vendi të mbetet me vranësira dhe shira ku në zonat veriore, zonat Qendrore dhe pjesërisht në Juglindje të territorit do të ketë edhe rrebeshe.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 27°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Beratit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë