Moti

Ulen temperaturat, java nis me mot të paqëndrueshëm

Mesdheu po ndikohet nga një zonë e zgjeruar me presion të ulët duke u furnizuar me masa ajri të paqëndrueshme, duke mbajtur kështu mot të paqëndrueshëm në vendin tonë në fillimin e javës.

Ditën e hënë moti do të jetë me vranësira mesatare, reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën e parë të ditës ndërsa pasdite reshjet do të humbasin intensitet. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       4/9°C

Zona e ulët         8/17°C

Zona bregdetare 10/16°C

E Martë, data 12 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe kthjellime të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       2/8°C

Zona e ulët         5/15°C

Zona bregdetare 8/14°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë