Pas 5 ditë izolimi nga shpërthimi i vullkanit Hunga Tonga-Hunga Ha’apai dhe cunamit pasues në Paqësorin Jugor, avioni i parë ushtarak australian dhe i Zelandës së Re u ul në aeroportin e arkipelagut Tonga, pista e të cilit u pastrua nga hiri që e mbuloi.
Avionët transportuan ndihma për t’u marrë me emergjencën humanitare dhe pajisjet e komunikimit në vend të atyre të dëmtuar.
“Kjo ndihmë do të ndihmojë partnerët tanë, qeverinë e Tongas, të plotësojnë nevojat e komunitetit dhe të mbështesin përpjekjet e menjëhershme të pastrimit”, – tha në një deklaratë ministrja e Jashtme australiane, Marise Payne.
“Shumë shtëpi u shkatërruan dhe shumë njerëz u zhvendosën nga cunami”. Japonia, tha gjithashtu se do të dërgojë ndihma urgjente, duke përfshirë ujë të pijhëm dhe pajisje për pastrimin e hirit vullkanik.
Dy aeroplanë “Hercules” dhe një anije transporti me dy helikopterë CH-47 Chinook, pritet të nisen brenda ditës, tha Ministria e Mbrojtjes.
Ministri japonez i Mbrojtjes, Nobuo Kishi, u tha gazetarëve se ministria e tij, “do të bëjë gjithçka që është e mundur për popullin e goditur nga fatkeqësia në Tonga”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









