Një çift ukrainas, të cilët kanë qenë së bashku për 22 vjet dhe i janë bashkuar luftës kundër forcave pushtuese ruse, janë martuar në vijën e frontit.
Lesia Ivashchenko la punën e saj kur lufta me Rusinë filloi muajin e kaluar dhe iu bashkua forcave të mbrojtjes territoriale për të mbrojtur zonën e saj në periferi të Kievit. Ajo nuk e kishte parë partnerin e saj, Valerii Fylymonov, që nga fillimi i pushtimit rus deri të dielën kur dyshja u martuan zyrtarisht.
“Është shumë e trishtueshme që na ndodhi ky (pushtimi rus), që familja jonë nuk mund të jetë bashkë. Jam e lumtur që jemi gjallë, që ka nisur kjo ditë, që burri im është gjallë dhe është me mua”, tha ajo pas ceremonisë së dasmës që u organizua pikërisht në vijën e mbrojtjes në Kiev.




Ajo ka shtuar se duke qenë se nuk dihet se çfarë do ndodhë ata duhet të martohen para shtetit, para Zotit.
“Ne kemi një vajzë të rritur dhe mendoj se ajo është e lumtur që më në fund ia dolëm.”
Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko dhe vëllai i tij, boksieri Vladimir, erdhën për të uruar të porsamartuarit.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se rezistenca e vazhdueshme po e vë në rrezik shtetin e Ukrainës dhe i krahasoi sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë me “shpalljen e luftës”.
Burimi:ABCNews/Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



