Gazeta Si - Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.
PE ka vendosur me 529 vota që ishin në favor të Ukrainës, 45 kundër dhe 14 vota ishin abstenim.
Me këtë hap, i kërkohet Këshillit Europian që t’i jepet menjëherë statusi i vendit kandidat dy vendeve fqinje me Rusinë, që do të thotë e janë shumë pranë anëtarësimit në BE.
Procedura e shpejtë europiane u bë për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.
Raporti tregon gjithashtu vullnetin e Dhomës për t’i dhënë statusin Gjeorgjisë, pasi të jenë përfunduar reformat e nevojshme.
Deputetët pohojnë se “në kontekstin e luftës brutale ruse të agresionit kundër Ukrainës, kjo zgjedhje do të tregonte lidership, vendosmëri dhe largpamësi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.