Lojëra me Dore

Uilliams e Halep, pa probleme në raundin e tretë në Australian Open

Është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme raundi i tretë i Australian Open në tenis për femra. Dy pretendentet kryesore, Serena Uilliams dhe numri një në botë, Halep kanë kaluar pa shumë probleme dy përballjet e tyre në këtë raund.

Veterania amerikane Uilliams mposhti pa shumë probleme rivalen e saj Eugenia Boukard me setet 6-2, 6-2. Tenistja amerikane ka treguar një formë shumë të mirë në këtë ndeshje edhe pse rivalja e saj ishte shumë më e re në moshë. Në raundin pasardhës, Uilliams do të ketë sërish një rivale të lehtë në letër, si Dajan Jasremska. Kjo e fundit vetëm 18 vjeç nuk pritet të hap shumë punë për Uilliams edhe pse surprizat nuk duhen përjashtuar.

https://twitter.com/usopen/status/1085859192131543040

Sakaq numri një në renditjet e tenisit për femra, Simona Halep nuk e pati dhe aq të lehtë me amrikanen Sofia Kenin. Rumunia Halep pasi vinte nga një dëmtim nuk mundi të ishte superiore ndaj rivales së saj amerikane, por në fund me dëshirën dhe këmbënguljen e madhe ia doli që të kalojë në raundin tjetër.

https://twitter.com/Eurosport_UK/status/1085796145618665472

Për në raundin e katërt të Australian Open janë kualifikuar edhe tenistet e tjera pretendente, Naomi Osaka dhe çekja Karolina Pliskova.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë