Futboll

Udineze bën goditjen e madhe në Torino, zbehen shpresat e Juventusit për titull

Gazeta Si – Një gol i shënuar nga mbrojtësi argjentinas Lautaro Xhaneti ka vendosur ndeshjen në Torino, ku skuadra e Alegrit ka marrë një goditje të fortë, që zbeh ndjeshëm shpresat për titullin kampion. Diferenca me Interin kryesues është -7 pikë, ndërkohë që në rrezik është edhe vendi i dytë, sepse Milani është vetëm 1 pikë prapa.

Udineze feston golin e fitores ndaj Juventusit. Gazeta Si, 12 shkurt 2024

Juventusi është mundur 0-1 në fushën e tij nga Udineze, në ndeshjen e javës së 24-t të Serisë A. Është humbja e dytë radhazi në kampionat, pas asaj me Interin, që për më tepër ka edhe një ndeshje më pak.

Ai që ka tronditur ambicjet për titull të bardhezinjve është një tjetër Lautaro nga Argjentina, por që mbiemrin e ka ka Xhaneti. Mbrojtësi i Udinezes gjeti devijimin 3-pikësh në minutën e 25-të të ndeshjes. Gabimet e Milik dhe pritjet e Okoje më pas bënë që rezultati të mos ndryshonte deri në fund.

Me këtë humbje situata mund të marrë një rrjedhë tjetër te Juventusi, me Alegrin që mund të rrezikojë. Bardhezinjtë, pas asnjë impenjim në Europë, kanë marrë vetëm 1 pikë në 3 ndeshjet e fundit, 2 prej të cilave i kanë luajtur në shtëpi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë