Shendet

Ilaçet kundër kolesterolit rrezikojnë zemrën-ndryshon kura

Medikamentet që mbajnë nën kontroll kolesterolin, janë të rrezikshme për sëmundjet e zemrës. Për këtë arsye ekspertët e zemrës tregojnë udhëzime se si duhet të mbahet nën kontroll kolesteroli dhe u bëjnë thirrje mjekëve të kësaj fushe që të përshtatin trajtimin e sëmundjeve me medikamentet e zemrës.

Rekomandimet kritikojnë udhëzimeve e nxjerra në vitin 2013 që ndryshuan rrënjësisht mënyrën se si mjekët përcaktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Në atë dokument spitalor, ekspertët u thanë doktorëve të ndalonin mjekimin për të ulur numrin e pacientëve me kolesterol të lartë dhe të ndiqnin një terapi të përgjithshme që parashikon edhe rrezikun e problemeve me zemrën.

Udhëzimet e fundit tregojnë një ide më të mirë se si trajtimet ndryshojnë në varësi të rezultateve të kolesterolit dhe nëse është e nevojshme duhet të kryen edhe analiza më specifike për të përcaktuar saktësisht medikamentet. Udhëzimet me 121 faqe u publikuan ditën e shtunë në sesionin shkencor të Shoqatës Amerikane të Zemrës në Çikago të vitit 2018 dhe u botuan në gazetën “Journal of the American College of Cardiology”.

“Në thelb po miratojmë dhe po kujdesemi që pacientët të mos jenë të rrezikuar,” tha Neil J stone, nënkryetar i Komitetit të Shëndetit në SHBA që nënshkroi dokumentin.

Udhëzimet rekomandojnë se personat në moshën 75-vjeçare duhet të jenë më të kujdesshëm pasi janë më të rrezikuar nga këto sëmundje. Duhet të reduktohen lipoproteinat e dendësisë së kolestrolit (LDL) deri në pesëdhjetë për qind. Gjithashtu, thuhet se njerëzit duhet të përpiqen të kenë një shëndet të mirë, duke krijuar një mënyrë jetese të shëndetshme që nga fëmijëria. Kjo përfshin dietën, ushtrimin fizik dhe kontrollin e presionit të gjakut dhe shmangien e pirjes së duhanit.

Kur këto hapa nuk janë të mjaftueshme, udhëzimet tregojnë se duhet që njerëzit të marrin medikamentet përkatëse për të parandaluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Rreth 43 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara marrin medikamente për të ulur nivelin e tyre të LDL. Ilaçet krijojnë mbrojte kundër infarktit dhe problemeve të tjera të zemrës.

Parag Joshi, profesor i mjekësisë në universitetin eTeksasit.

Parag Joshi, një profesor i mjekësisë në universitetin e Teksasit në SHBA, i cili kryen kërkime në kardiologji, tha se udhëzimet hodhën poshtë versionin që doli në vitin 2013. Largimi i medikamenteve që ishin efikase për uljen e nivelit të LDL, ishte kritikuar me zë të lartë nga shumë mjekë në atë kohë.

Një zëdhënëse e Komitetit të Shëndetit në SHBA, tha se medikamentet e këtij lloji kushtojnë më shumë se 150,000 dollarë për çdo vit. Kur mjekët e kanë të vështirë të vendosin se si të trajtojnë pacientët për sëmundjet e zemrës, komiteti sugjeron që testet e kalciumit të arteries koronare mund të ndihmojnë për të parë muret e enëve të gjakut dhe për të kuptuar se si reagojnë ndaj medikamenteve të reja. /The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë