Më shumë se një milion refugjatë janë larguar nga Ukraina, thonë Kombet e Bashkuara, pasi Rusia sulmoi vendin e tyre. Numri i refugjatëve mund të kalojë shifrën prej 1.5 milion.
“Kjo është kriza më e shpejtë e refugjatëve që kemi parë në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore”, tha kreu i UNHCR-së për agjencinë Reuters.
Afër 1.3 milion persona janë larguar nga shtëpitë e tyre që prej se pushtimi rus nisi më 24 shkurt.
Polonia thuhet se deri më tani ka pranuar mbi gjysmën e refugjatëve.
Numër të madh të refugjatëve kanë pranuar shtetet si Hungaria dhe
Rumania. Por, jo të gjithë refugjatët po qëndrojnë në shtetin e parë që po arrijnë. Shembull në Rumani, nga 200,000 persona që kanë shkuar atje në tetë ditët e para të luftës, 140,000 prej tyre janë larguar për në shtete të tjera dhe rreth 60,000 kanë qëndruar në Rumani, tha UNHCR.
/Reuters/












Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



