Ka ndodhur

U zhduk dy javë më parë, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit në Kukës

Trupi i dekompozuar i një personi është gjetur i pajetë në bjeshkët e fshatit Çajë në Kukës. Sipas policisë, bëhet fjalë për një 78-vjeçar me inicialet Sh.N., banues në fshatin Shkinak.

Eksperti mjeko-ligjor nuk ka konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës dhe mendohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Zhdukja e të moshuarit ishte denoncuar në polici që prej datës 27 Shtator. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për vlerësim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë