Media Galeri

U shkarkua nga Vettingu, prokurori i Beratit “shpërthen” ndaj trupës së KPK-së

Një incident i pazakontë ka ndodhur sot me prokurorin e Prokurorisë së Beratit, Tasim Puci. Ky i fundit ka dalë dje para trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e cila sot ka vendosur ta shkarkojë nga detyra.

Por sikurse shihet edhe nga fotot, vendimi i KPK-së nuk është mirëpritur nga Puci, i cili ka “shpërthyer” ndaj trupës gjykuese, që ishte duke u larguar nga salla. Për qetësimin e tij, përveç trupave të sigurisë, shihet se është afruar edhe djali i tij i mitur që e mban prej krahu.

Procesi i Vetingut për prokurorin e Prokurorisë së Beratit, u krye nga trupa e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare, Genta Tafa Bungo. Sipas relatimit, ai u gjet me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit.

Tasim‌ ‌Puci‌ e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998, si oficer i Policisë Gjyqësore dhe ka punuar si prokuror në Prokuroritë e Beratit, Çorovodës dhe Lushnjës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë