Gazeta Si- Një 58-vjeçar, punonjës i Bashkisë në Peqin, ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të hëne.
Policia thotë se ai ka rënë nga pema gjatë kohë që po krasiste pemët dhe për pasojë ka humbur jetën në lagjen “Xhami”. Si pasojë e dëmtimeve, 58-vjeçari ka humbur jetën në spital.
“Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital”, njoftoi policia.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.