Media Galeri

U qëllua 15 vjeç nga talebanët, fitoi Nobelin 17 vjeç, martohet Malala, që nuk besonte tek …kurorëzimi

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, u martua me partnerin e saj, Asser Malik, në Britani.

“Sot është një ditë e çmuar në jetën time. Asser dhe unë u martuam, për të qenë partnerë për gjithë jetën”, njoftoi Malala, mbrëmjen e së martës, në Twitter.

Postimi u shoqërua me foto nga ceremonia mes saj dhe bashkëshortit.

Malala, 24 vjeçe, aktiviste pakistaneze për të drejtat e grave, u strehua në Britani, pasi u qellua ne kokë nga talibanët në vitin 2012.

Ajo ishte 15 vjeçe kur u sulmua, për shkak të fushatës së saj për shkollimin e vajzave në Pakistan.

Në moshën 17-vjeçare, ajo u shpall personi më i ri që ka fituar Çmimin Nobel për Paqe.

Bashkëshorti i saj, sipas profilit të tij në Twitter, është menaxher biznesi që aktualisht punon në Bordin e Kriketit të Pakistanit.

Malala u diplomua në Oksford në qershor dhe krijoi një shtëpi të prodhimit të filmave dhe dokumentarëve, të quajtur Extracurricular, me përmbajtje gjithëpërfshirëse.

Në muajin korrik ajo i tha Vogue se nuk ishte e sigurt se do të martohej ndonjëherë: “Unë ende nuk e kuptoj pse duhet bërë kjo. Nëse doni dikë në jetën tuaj, pse duhet të nënshkruani një kontratë martese, nuk mund të jeni thjesht një partner?”.

Por për këto fjalë ajo ishte kritikuar në rrjetet sociale në Pakistan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë