Politike

U lirua nga burgu, Tahiri: Njoha padrejtësinë përballë, tani do të kërkoj të drejtën pa kursim!

“Do të vazhdoj ta kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri më sot”. Është ky reagimi i parë i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri pas lirimit me kusht nga burgu.

Në një “status” të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri falënderon ata që kanë besuar te ai, por edhe ata që sipas tij kanë gënjyer gjithnjë. Ai thekson se tashmë ka mundësinë që të kërkojë “të drejtën pa kursim.”

“Do vazhdoj të kërkoj drejtësinë, sic kam bëre deri më sot. Të falenderoj me zemer ty që ke besuar gjithmonë te gjithcka jam e kam bëre unë! Faleminderit dhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke me kujtuar cmimin e të vërtetës. Pata mundësi të njihja padrejtësinë përballë. Tani kam mundësinë të kërkoj të drejtën pa kursim! Faleminderit pamase të gjithë!”, shkruan ai

Gjykata e Elbasanit vendosi të premten  lirimin me kusht të ish-ministrit Tahiri, i cili ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas vendimit të marrë nga gjyqtarja e Elbasanit, Matilda Fetahu, shkaku kryesor i lirimit me kusht ishte fakti që bashkëshortja e Tahirit për shkak të gjendjes shëndetësore nuk mund të kujdesej më për fëmijët. Dhe për këtë arsye, kujdestarinë për fëmijët duhet ta kryejë Tahiri.

Tahiri u mor nën hetim pas përgjimeve të bëra nga drejtësia italiane për grupin e Habilajve që merreshin me kultivimin dhe trafikun e kanabis sativa.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë