Ngjarje

U lexoi nxënësve fragmente nga Ditari i Ana Frank, pushohet nga puna një mësuese në Teksas

Një mësuese në Hampshire të Teksasit u pushua nga puna pasi lexoi një fragment nga “Ditari i Anne Frank”.

Zyrtarët në Distriktin e Pavarur të Shkollës Hampshire-Fannett arritën në përfundimin se ajo “u prezantoi nxënësve një libër të papërshtatshëm”.

Të martën, distrikti u dërgoi një e-mail prindërve, duke i informuar se libri, për të cilin ata thonë se nuk ishte miratuar, nuk do të lexohet më në shkolla.

Leximi i asaj përmbajtjeje do të ndalet menjëherë.

Mësuesja së shpejti do t’ju përcjellë faljen e saj juve dhe studentëve, e gjithashtu na kërkoi falje”, thuhet ndër të tjera në email.

Pjesë nga libri që lidhen me seksualitetin:

Është një version i ilustruar i ditarit të shkruar nga adoleshentja hebreje me origjinë gjermane ndërsa fshihej nga nazistët. Ana Frank ishte 13 deri në 16 vjeç kur shkroi ditarin.

Në një moment në libër, Frank pyet një shoqe nëse do të dëshironte t’i tregonin gjoksin njëra-tjetrës. Mikja e Frank refuzon propozimin. Në një faqe tjetër, Frank ecën mes statujave nudo femërore dhe zbulon: “Më duhet të pranoj se sa herë shoh një femër nudo, kaloj në ekstazë”.

Diku tjetër, Frank shkruan për organet e saj gjenitale, duke përshkruar pamjen e tyre fizike në ndryshim gjatë pubertetit. Ky seksion u hoq nga botimi anglisht i vitit 1952 i librit, vetëm për t’u restauruar në ribotimin e viteve 1980.

Ditari i Anne Frank

Mësuesja e pushuar raportohet se ka punësuar një avokat. Muajt ​​e fundit, më shumë shtete në Amerikë kanë miratuar literaturë homobitransfobike dhe censuruese, me disa libra të ndaluar.

Një drejtor i Floridës e kishte hequr tashmë Ditarin e Anne Frank nga biblioteka e shkollës së mesme Vero Beach si “të papërshtatshëm”, pasi libri “nuk ishte një përshtatje e vërtetë e Holokaustit”, si dhe përmban ilustrime “seksuale eksplicite”.

Në gusht 2022, Distrikti i Shkollës së Pavarur Keller në Teksas ndaloi gjithashtu Ditarin e Anne Frank, së bashku me 41 libra të fokusuar kryesisht në komunitetin LGBTQ+ dhe personazhet e zinj që i kishte quajtur “pornografikë”. Pas një proteste publike, distrikti e ktheu librin e Ana Frankut në bibliotekat e shkollave.

Romani grafik, i shkruar nga Ari Folman dhe i ilustruar nga David Polonsky, është një përshtatje e ditarit të 13-vjeçares Ana Frank, të cilën ajo e shkroi ndërsa fshihej me familjen e saj në Amsterdam nën pushtimin nazist.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë