Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i arrestuar në shkurt të vitit 2020 me një armë zjarri me vete pranë selisë së PS.
Gjuta u shpall fajtor për akuzat e “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Në shkurt të vitit të shkuar, Gjuta u kap me pistoletë dhe me një shumë prej 180 mijë eurosh pranë selisë së PS.
LEXO EDHE:
– Ekskluzive / Kush e liroi Vladimir Gjutën dhe historitë e dhunës në qeli që ia toleruan të gjithë
– Gjuta kapet me armë dhe 120 mijë Euro pranë selisë së PS, Rama ikën me makinë të blinduar
Ngjarja u shënua në një kohë kur në ambientet e selisë rozë ndodhej për punë edhe kryeministri Edi Rama.
Pasi është pikasur si një person i dyshuar, ai është ndaluar nga forcat e Gardës që shoqëronin shefin e qeverisë.
Ai është një personazh i njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi më herët është arrestuar dhe gjykuar për disa vepra penale.
Gjuta u bë “i famshëm” edhe për përplasjen me Saimir Tahiri, pasi dyshohej si një nga autorët e vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm.
Pasi u shpall i pafajshëm nga gjykata për atë rast, Gjuta u arrestua sërish me akuzën se kishte dhunuar një kushëri të tij, duke e goditur me çekiç.
Megjithatë, ky i fundit tërhoqi denoncimin dhe prokuroria i kërkoi gjykatës heqjen e masës së sigurisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




