Ka ndodhur

U kap me 44 mijë paund në automjet, procedohet për pastrim parash 40-vjeçari në Fier

Nga Gazeta Si - Një 40-vjeçar është kapur në Fier me 44 mijë paund dhe 3 mijë euro, që dyshohet të jenë përfituar nga veprimtari kriminale.

Policia e Fierit ndaloi mjetin e 40-vjeçarit tip “Benz” në vendin e quajtur “Poçem”.

Policia thotë se ka nisur procedimin penal për shtetasin R. B., 40 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 44 000 paund dhe 3 000 euro, për të cilat ky shtetas nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë