Ka ndodhur

U kap duke vjedhur në një banesë, arrestohet 46- vjeçari në Himarë

Gazeta Si - Një-46 vjeçar është arrestuar, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një banesë në Himarë. Sipas policisë, dyshohet se Sh.S., banues në Divjakë, ka vjedhur edhe një banesë tjetër në Himarë.

Policia ka sekuestruar një shumë parash, orendi shtëpiake dhe produkte ushqimore që dyshohet se i ka vjedhur në dy banesat.

Është sekuestruar edhe furgoni që përdorte për të kryer vjedhjet, brenda të cilit u gjetën paratë dhe produktet ushqimore.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan vegla të ndryshme pune të cilat dyshohet se i ka vjedhur në një banesë me 24 Mars, bashkë me disa pajisje elektroshtëpiake.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë