Ka ndodhur

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 43-vjeçari në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 43-vjeçar, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi Gj. N., 43 vjeç, banues në Durrës.

Sic njofton policia, arrestimi i tij u bë pasi u kap në aksin nacional Tepelenë-Gjiirokastër, në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, duke transportuar me automjetin tip “Mercedes”, 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 250 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë