Ka ndodhur

Hiqeshin si zyrtarë shteti për të mashtruar bizneset, 3 të arrestuar në Shkodër. Tentuan t’i merrnin një kompanie në Tiranë 130 mijë euro

Gazeta Si - Tre persona në Shkodër kanë rënë në pranga, pasi u kapën në flagrancë në tentativë për të përfituar nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 130.000 eurosh ndaj një biznesi në Tiranë.

Policia thotë se ata prezantoheshin si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit, për të përfituar shuma të konsiderueshme parash në euro.

Të arrestuarit janë J. P., 40 vjeç, R. P., 31 vjeç dhe Sh. K., 36 vjeç, të tre banues në Shkodër. 

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e shtetasve të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 12 600 euro të tjera, të përfituara nga veprimtaria kriminale e mashtrimit.

Në total, në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 142 600 euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë