Ka ndodhur

U hodh nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, humb jetën 47-vjeçari

Gazeta Si - Një 47-vjeçar me iniciale M.H., është hedhur nga kati i tretë i Spitalit të Traumës mëngjesin e kësaj të diele, pasi kishte shkuar të mjekohej.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ai ka ndërruar jetë. Policia thotë se ai ishte paraqitur për ndihmë mjekësore të shtunën rreth orës 12:00, pasi ishte vetëplagosur me thikë në Tepelenë.

“47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë”, njoftoi policia.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë