Ngjarje

U godit me gur në kokë nga motra e mitur gjatë lojës, ndërron jetë 4-vjeçari tek Trauma

Nga Gazeta ‘Si’- Një fëmijë 4-vjeç ka humbur jetën pas një goditje të fortë në kokë.

Tri ditë më parë, i mituri është dërguar në spitalin e Pogradecit pasi u godit aksidentalisht me një gur në kokë nga motra e tij e mitur gjatë kohës që luanin në banesë. Që prej asaj dite, 4 vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, nuk ka mundur të jetojë.

Nga policia është bërë referimi i materialeve në prokurori për veprime të mëtejshme që prej ditës kur fëmija u paraqit në spitalin e Pogradecit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë