Një ditë më parë, në ujërat e rezervuarit të Gjançit në Korçë, është gjetur i pajetë Fridman Xhaferraj. Viktima është gjetur i lidhur nga duart në momentin që ka dalë në sipërfaqen e ujit dhe policia ka konstatuar shenja dhune, që dyshohet se janë shkaktuar nga sende të forta.
Burime policore, bëjnë me dije se 25-vjeçari nga Lushnja, dyshohet se mund të jetë vrarë dhe më pas është hedhur në rezervuar.
Xhaferraj njihej si një person problematik nga policia dhe ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. Ai ka qenë i shoqëruar me disa persona, ndërsa dyshohet se është vrarë më tepër se një javë më parë.
I riu ka qenë i akuzuar për shkatërrim prone, pasi kishte djegur 3 makina në një qendër tregtare në Lushnjë. Në datën 21 maj, Xhaferraj është liruar nga dhomat e paraburgimit, pasi gjykata e ka lënë në arrest shtëpie.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.