Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Cela, nëpërmjet avokatëve të tij, ka apeluar vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda. Çela u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite burg.
Ai akuzohej nga Prokuroria bashkë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për favorizim të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës.
Ashtu si Tahiri, edhe Çela u akuza për veprat penale “trafikim i narkotikëve në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.
Tahiri u dënua me 3.4 vite burg me gjykim të shkurtuar dhe dënimi iu konvertua në shërbim prove.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.