Ka ndodhur

U denoncua si i rrëmbyer, Policia e Tiranës e gjen dhe identifikon autorët

Një person u rrëmbye mbrëmjen e të enjtes në Tiranë në rrethana dhe për shkaqe ende të paqarta. Policia thotë se se personi në fjalë, me iniciale K.B., u gjet nga efektivët e kryeqytetit dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit nr.4, për të dhënë deklarimin në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu, policia thotë se është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një konflikt i nisur në rrjete sociale që ka agravuar më pas.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë