Ngjarje

Gjykata rrëzon PD, shembet pallati i dëmtuar në rrugën ‘Myslym Keta’ në Tiranë

Gazeta Si - Një pallat i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në rrugën "Mylsym Keta" në njësinë 4 në kryeqytet, ka nisur të prishet këtë të hënë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës.

Kjo e fundit rrëzon kështu kërkesën e Partisë Demokratike, duke i dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës për prishjen e pallatit.

Para disa ditësh, Instituti i Ndërtimit e kishte shpallur të rrezikshëm pallatin dhe se duhej shembur. 

Bashkia e Tiranës ka dhënë zgjidhjen, duke strehuar familjet në pallatet e reja të ndërtuara në lagjen “5 Maji”. 30 familje e kanë pranuar këtë zgjidhje dhe jetojnë tashmë në shtëpitë e reja.

Prishja e Pallatit ka nisur gjatë paradites së sotme, ku fadromat kanë nisur nga puna, ndërsa Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit ka vendosur perimetrin e sigurisë. 

Një ekspertizë e thelluar nxori në pah se nuk sugjerohet riparimi i këtij objekti, pasi dhe kostot do të ishin më të larta se ndërtimi nga e para.

Disa prej banorëve nuk kanë pranuar të largohen, por pas tre ditësh mësymje nga policia, të dielën një pjesë e tyre iu bindën vendimit, edhe pse thonë se kanë ende paqartësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë