Nga Gazeta ‘Si’-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se me sulmin ndaj Policisë së Kosovës të dielën, nga një grup terrorist serb, u cënua siguria kombëtare.
Gjatë mbledhjes së qeverisë së Kosovës, Kurti u shpreh se nënryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç ishte në këtë sulm terrorist dhe sipas tij, është e rëndësishme që serbët në Kosovë të kenë pluralizëm politik.
Ai deklaroi se serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutelat e Serbisë.
“Kufiri me Serbinë, më shumë sesa vija e gjatë kufitare dhe terreni malor, veçanërisht në pjesën veriore, të rrezikshëm dhe të vështirë e bën sjellja e Beogradit zyrtyar. Njëkohësisht, pas dokumentimit të pjesëmarrjes në këtë sulm terrorist të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, është vërtetuar edhe një gjë që meriton vëmendjen e të gjithëve, rëndësia jetike e ringjalljes së pluralzimit politik të serbëve në Kosovë.
Nuk ka demokraci e liri pa pluralizëm. Serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutelat e Serbisë”, theksoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.