Ka ndodhur

U bllokuan te ‘Syri i Ciklopit’, shpëtohen pas 5 orësh kërkime 2 turiste gjermane

Gazeta Si - Dy turiste gjermane, janë shpëtuar nga policia pas 5 orësh kërkime, pasi kishin mbetur të bllokuara në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit” në Krrabë të Tiranës për shkak të terrenit të vështirë malor dhe errësirës.

Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë mbrëmjes së djeshme deri pas mesnatës, u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe grupi alpin i Forcës Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Alpinizmit.

Policia njoftoi se shërbimet e Komisariatit Nr. 1 dhe grupi alpin i Forcës Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Alpinizmit, pas gati 5 orësh kërkime, deri pas mesnatës, kanë bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e 2 turisteve gjermane, 28 vjeçe dhe 31 vjeçe, të cilat janë në gjendje të mirë shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë