Ka ndodhur

U bllokuan në një kanion në ‘Shpellën e Pëllumbave’, shpëtohen 7 turistë të huaj në Përmet

Gazeta Si – Shtatë turistë të huaj kanë mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, punonjësit e Policisë në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve dhe nxjerrjen e tyre nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.

Sipas Policisë, të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë