Ngjarje

U arrestua si ushtar i UÇK-së, Daily Mail: Sadik Duraku po mbahet në një burg “ferri”, në Serbi

E përditshmja britanike “Daily Mail”, i ka dedikuar një artikull arrestimit të shtetasit britanik Sadik Duraku në Serbi. Shkrimi erdhi pasi, ky i fundit akuzohet nga autoritetet serbe se ka kryer krime lufte si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Familja e tij kanë deklaruan për median prestigjioze britanik se akuza është e pabazë, sepse Duraku, në vitin 1998, ishte në Britani të Madhe duke aplikuar për azil dhe nuk ka lëvizur fare nga ky shtet deri në vitin 2004.

“Një britanik i sëmurë rëndë, i akuzuar për krime lufte, po mbahet gabimisht në një burg ‘ferri’ në Serbi”, shkruan e përditshmja britanike.

Vajza e tij Suzana, shkruan në internet se  “një ditë pasi Kosova bëri një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Serbia ndaloi qindra kosovarë dhe shqiptarë në kalimin e kufirit serb. Njëri nga të cilët ishte babai im, Sadik Duraku. Ndërsa të tjerët janë liruar, babai im mbetet në paraburgim”.

Sadik Duraku me familjen

E bija e Durakut u ka kërkuar autoriteteve britanike të bëjnë presion ndaj Serbise që t'ia lirojnë të atin.  

"Ne shqetësohemi se stresi dhe kushtet do ta përkeqësojnë gjendjen e tij”.

Më 19 prill, Gjykata e Lartë për Krime Lufte në Serbi i ka caktuar një muaj paraburgim Sadik Durakut.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme dhe Diasporës, dhe po ashtu nga familjarë të tij.

"Ai po mbahet edhe për 30 ditë të tjera para se të shkojë në gjykatë, kam frikë se çfarë do të vijë pas kësaj", shkrun e shqetësuar Suzana.

Qindra njerëz u ndaluan për më shumë se 15 orë nga pala serbe gjatë incidentit të 17 prillit, duke përfshirë edhe zyrtarë të larte të policisë së Kosovës. 

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq është akuzuar se kërkon të imitojë aleatin Vladimir Putin duke nxitur tensionet me Kosovën.

Duraku, pronar i një kompanie lavazhi me qendër në Brighton, do të qëndrojë në paraburgim derisa të dalë sërish në gjykatë muajin e ardhshëm. 

Një burim për DailyMail kishte deklaruar se “është një situatë shumë serioze" dhe se qelia ku po e mbajnë Durakun është "si në ferr".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë