Nga Gazeta ‘Si’-Ka ndërruar jetë në burgun e Fushë Krujës 32-vjeçari Andrea Bregasi, autori i atentatit të dështuar në “Don Bosko”, në vitin 2023, ku qëlloi me pistoletë mjetin që drejtohej nga Rudolf Zefi.
Bregasi mësohet se ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak në ambientet e spitalit të qytetit.
Burime bëjnë më dije se i riu ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, si dhe trajtohej me metadon.
Bregasi, u arrestua në Durrës me 11 korrik. Ai u kap në lagjen nr. 11 të qytetit bregdetar, ku iu gjet arma e zjarrit dhe municion luftarak që posedohej pa leje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.