Drejtësia

U arrestua për trafikim të të miturve dhe pornografi, shtyhet seanca për mjekun Dervish Hasa

Gazeta Si – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm shtyu për nesër (e mërkurë, 7 shkurt), në orën 12:00 seancën ndaj Dervish Hasit, kardiokirurgut të akuzuar për “trafikim të të miturve” dhe “pornografisë”.

Ai u përfaqësua nga avokati Ndeu Pjetra dhe kërkoi shtyrjen e seancës për tu njohur me aktet, pasi në Shkallën e Parë është mbrojtur nga avokati Roland Islami. Të mërkurën më 7 shkurt në orën 12:00 mbahet seanca e radhës.

Kirurgu Dervish Hasi ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila e la në “arrest me burg”, ku kërkoi zbutjen e masës se sigurisë. Gjykata e Apelit do vlerësojë kërkesën juridikisht, teksa ai mohon se ka abuzuar seksualisht me 16-vjeçaren siç pretendohet, duke dëshmuar se kishte një martesë me të me dëshmitarë.

Në Apel, Hasi kërkonte të ndryshonte masën e sigurisë “arrest në burg” në Shkallën e Parë, por seanca u shty për t’i dhënë kohë avokatëve të rinj të Hasit për t’u njohur me aktet e dosjes.

Mjeku 42-vjeçar, i cili mbante në banesën e tij tre gra duke argumentuar se ia lejonte besimi i tij fetar, dyshohet të ketë shfrytëzuar një vajzë të mitur, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.

Dyshohet se vajza e mitur shkonte në shtëpinë e mjekut 3-4 ditë të javës dhe për një periudhë 2-vjeçare dyshohet po ashtu se mjeku ka abuzuar seksualisht në mënyrë të rregullt me të.

Vajza tashmë pritet që t’i nënshtrohet një ekspertize të plotë mjekësore për të vërtetuar dyshimet. E mitura, e cila në atë kohë ishte vetëm 14  vjeçe dhe mjeku Hasi janë njohur në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Hasi kishte edhe 3 gra të tjera në banesë, teksa e mitura do ishte gruaja e tij e katërt.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë