Ka ndodhur

U akuzuan se shisnin ilaçe kontrabandë, lirohen nga burgu 6 persona

Gjashtë personat e arrestuar në një operacion policor të premten e kaluar në Tiranë me akuzën për kontrabandë ilaçesh gjatë pandemisë, janë lënë në "arrest shtëpie" nga gjykata.

Kështu, Blerim Bitri, Florian Marku, 39 vjeç, Margarita Xhaxhiu, Jani Papuli, Florian Lila, 40 vjeç dhe Bashkim Osmani, pjesa më e madhe prej të cilëve janë administratorë farmacish, do të qëndrojnë në shtëpi deri në përfundim të hetimeve.

Jashtë gjykatës, avokatët e këtyre personave kërkuan para mediave masa më të lehta sigurie për klientët e tyre, duke thënë se nuk është koha për të arrestuar staf mjekësor.

Policia tha pasi kreu operacionin “Përfitimi” se “arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë”. Autoritetet sekuestruan në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë