Teknologji dhe Inovacion

Twitter ndalon shpërndarjen e fotove personale, videove pa miratimin e personit

Twitter tha të martën se nuk do të lejojë ndarjen e të dhënave dhe materialeve personale si foto dhe video në platformën e saj pa pëlqimin e personit.

Politika e privatësisë e kompanisë së mediave sociale tashmë ndalon ndarjen e informacionit privat të njerëzve të tjerë si numrat e telefonit, adresat dhe ID-të.

“Kur ne njoftohemi nga individët e paraqitur, ose nga një përfaqësues i autorizuar, se ata nuk kanë pranuar që të ndahet imazhi ose videoja e tyre private, ne do ta heqim atë”, tha Twitter në një postim në blog.

Bashkëthemeluesi i Twitter Jack Dorsey dha dorëheqjen si shef ekzekutiv i kompanisë të hënën, duke ia dorëzuar drejtimin shefit të teknologjisë, Parag Agrawal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë