Nga Gazeta ‘Si’- “Turp të kesh! Rrugaç! Kush të futi ty deputet?!” “Si ndihesh që e ke…Fatmir Shehun atje, si ndihesh? Po Arsen Gjinin zoti Beleri? Turp! O rrugaç kush të futi ty deputet?”
Këto kanë qenë reagimet e disa qytetarëve, me të cilat është përballur Fredi Beleri teksa ështe pjesë e një grupi eurodeputetësh të cilët kanë ardhur në Tiranë si pjesë e një komisioni të Parlamentit Europian për Shqipërinë.
Teksa ecte në këmbë në Bulevard dhe i ishte drejtuar godinës së Kuvendit, Beleri u përball me qytetarët.
Ata i kujtuan Fatmir Shehun, oficeri që u vra në Masakrën e Peshkëpisë 30 vjet më parë, si dhe Arsen Gjinin, një ngjarje për të cilën ka qenë i akuzuar Beleri.
Gazetarët ndërkaq insistuan me pyetje nëse Beleri është takuar me kryeministrin Rama mëngjesin e sotëm në një hotel por Beleri nuk pati asnjë reagim.
Mësohet se takimi i Ramës me eurodeputetët ka ndodhur në ambientet e hotelit ku po qëndronin ata dhe shefi i qeverisë duket se ka shmangur takimin zyrtar në kryeministri.
Më pas eurodeputetët janë takuar me Silvio Gonzaton, ambasadorin e BE-së në Tiranë ku ka kanë diskutuar për situatën politike në Shqipëri.
Pas daljes nga Kryesia e Kuvendit Belerin është goditur me vezë dhe me kos nga një qytetar.
Beleri nuk ka bërë asnjë reagim, duke u larguar.
Eurodeputetët janë pjesë e Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, anëtar i të cilit është edhe ish-kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Alred Beleri, i cili nuk e ushtroi detyrën për shkak të arrestimit dhe dënimit për korrupsion zgjedhor.
Në agjendën e eurodeputetëve është gjithashtu edhe një takim me drejtuesit e Kuvendit të Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.