Lojëra me Dore

Turneu i Wimbledon pritet të shtyhet

Turneu i Wimbledonit mund të mos zhvillohet në vitin 2020, për shkak të emergjencës nga Koronavirusi. “Drejtuesit e Wimbledon deklaruan se ata do të zhvillonin një takim, ku do të merrej vendimi përfundimtar. Unë jam në bordin e ATP dhe WTA. Vendimet e nevojshme janë marrë tashmë dhe Wimbledon do të deklarojë të mërkurën anulimin e tij. Nuk ka dyshime për këtë. Është vendimi i duhur në këtë situatë”, – deklaroi nënkryetari i Federatës Gjermane të Tenisit, Dirk Hordoff për shtyrjen e njërit prej turneve më të rëndësishëm të tenisit botëror.

Parësore në këtë moment është mbrojtja e shëndetit të të gjithëve, kështu që është e arsyeshme kjo shtyrje, pasi më parë duhet luftuar kundër COVID-19. Në rast se anulimi i turneut do të zyrtarizohet, do të ishte hera e parë për Wimbledon. Nga 29 qershori deri më 12 korrik ishte planifikuar zhvillimi i turneut, por pandemia e ka bërë situatën të paparashikueshme dhe organizimi i turneut nuk mund të ecë përpara.

Vitin e kaluar u shpall fituesi Novak Djokovic në kategorinë e meshkujve. Serbi mposhti zvicerianin Roger Federer 3-2 me sete, ndërsa në kategorinë e femrave triumfoi Simona Halep. Rumunia fitoi në finale kundër Serena Williams me rezultatin 2-0.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë