Gazeta Si – Një turiste franceze, 34 vjeçe, e cila humbi rrugën gjatën natës, teksa po eksploronte Majën e Jezercës, është shpëtuar nga policia.
Komisariati i Policisë Tropojë, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor, Valbonë, kanë organizuar punën për ta lokalizuar këtë shtetase dhe për t’i shkuar asaj në ndihmë.
Pas 5 orësh kërkime, gjatë natës dhe në një terren shumë të vështirë malor, është mundësuar gjetja e 34-vjeçares, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Turistja ka falënderuar punonjësit e Policisë dhe të Ekipit të Kërkim-Shpëtimit Malor, Valbonë, për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar. Policia e Kukësit vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë”, njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.