Gazeta Si – Dy turistë gjermanë, të cilët u bllokuan një ditë më parë në malin e Tropojës, në zonën e quajtur “Curraj i Epërm”, janë gjetur këtë të premte nga policia.
Turistët gjermanë nuk mund të vazhdonin ecjen ditën e djeshme, për shkak të lodhjes dhe errësirës.
U desh ndërhyrja e policisë për t’i shpëtuar dy turistët, të cilët kishin mbetur në malin në zonën “Curraj i Epërm”.
Pas disa orësh kërkime intensive në këmbë, në terrenin e thepisur, efektivët e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Vashqefen”.
Punonjësit e Policisë fillimisht i nxorën 2 turistët nga terreni i rrezikshëm dhe më pas i kanë transportuar ata deri në vendin ku ishte e mundur ulja e helikopterit.
Më pas turistët, me ndihmën e helikopterit, janë transportuar në spitalin e Tiranës dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.