Numri i lartë i zogjve që shtegtojnë në botë për të kërkuar ushqim, krijon gjithnjë peizazhe fantastike. Për herë të parë janë parë rreth 140,000 zogj tek shtegtojnë në Snettisham, Britani e Madhe.
“Të shohësh tufa të tilla është një përvojë e jashtëzakonshme. Nuk është vetëm ajo që po shikoni, por është edhe tingulli që duhet të vlerësoni. Kur shikoni dhjetëra mijëra zogj që fluturojnë rreth jush ata bëjnë shumë zhurmë dhe kjo është tepër e veçantë”, tha fotografi Les Bunyan, i cili fotografoi zogjtë për disa ditë me radhë.
Burimi: BBC/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.