Lojëra me Dore

Tsitsipas në super formë, eliminon Van Ashe dhe tani e pret Fritz. Kalon edhe Khaçanov

Gazeta Si – Ashtu si Siner, që eliminoi nga Australian Open argjentinasin Baez, edhe Stefanos Tsitsipas ka arritur një fitore bindëse ndaj Van Ashe. Greku regjistroi rezultatin 6-3, 6-0 dhe 6-4, duke marrë biletën për 1/8-at e turneut.

Vetëm 7 gejme për kundërshtarin francez nga Tsitsipas, që tani do të përballet me Tajlor Fritz në një sfidë me pritshmëri të larta. Amerikani ka pasur një ecuri të mirë deri tani. Ai eliminoi hungarezin Marozsan me rezultatin 3-6, 6-4, 6-2 dhe po 6-2.

Vuajti, por në fund u kualifikua rusi Karen Khaçanov. Numri 15 në botë rrezikoi shumë kundër çekut Mashak, që nuk u dorëzua deri në fund. Duhej një ‘tie-break’ për Khaçanov, që ta mbyllte ndeshjen me rezultatin 3-1, pas 3 orë e 28 minutash lojë.

Te femrat kanë kaluar turin Koko Gauf dhe Arina Sabalenka. Po ashtu, edhe 16-vjeçarja Mirra Andreeva nuk po ndalet në Australian Open, pasi eliminoi më parë Ons Jabeur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë