Lojëra me Dore

Tsitsipas fiton finalen e Montekarlos ndaj Rud, trofeu i 11-të në karrierë për grekun

Gazeta Si – Tenisti grek ka fituar Masters 1000 në Monako, duke mundur 2-0 norvegjezin Rud (6-1, 6-4), pas një finaleje që zgjati një orë e 37 minuta.

Stefanos Tsitsipas ka fituar turneun e Montekarlos 2024, pasi mposhti Kasper Rud 2-0. Seti i parë ishte me sens për grekun, që pati tre ‘break’ radhazi. Norvegjezi tentoi të reagonte në setin e dytë, por dështoi në 5 topat ‘break’ dhe u dorëzua në gejmin vendimtar. Për Stefanos Tsitsipas është trofeu i 11-të në karrierë.

Rud, një tenist me shumë eksperiencë, bëri disa gabime të rënda, duke ia bërë më të lehtë punën kundërshtarit. Numri 10 i renditjes botërore u përpoq në setin e dytë ta rihapte ndeshjen, por iu anuluan 3 topa ‘break’ në rezultatin 3-3.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë